Pacientja e infektuar me Covid-19 gjatë ditës së djeshme përjetoi djegie në disa pjesë të trupit si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni.
Lajmin e ka bërë të ditur vet pacientja për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton GazetaShneta.
Pacientja, tash e 12 ditë e hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë ka treguar se vazhdimisht ka pasur probleme me mungesë të oksigjenit.
Sipas pacientës, ngjarja ndodhi pasi nuk i’u është ofruar ndihma për nevojat personale.
Rrëfimin e saj mund t’a ndiqni nga minuta 11:00./GazetaShneta/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=666&v=GDhRIKvpN_g&feature=emb_title