Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK e përmirëson konkursin për anesteziologë pas interesimit të Gazetës Shneta

Lajme 17/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për 11 anesteziologë me orar të plotë të punës. Në konkursin e publikuar me datën 10 korrik, anesteziolgoët kërkoheshin për 5 klinika të ndryshme.

Nga 11 anesteziologë, vetëm një prej tyre ishte përcaktuar për Klinikën e Anestezionit dhe MIQ në këtë konkurs. Ndërsa të tjerët për Kardiokirurgji, Neurologji, Infektivë dhe Kirurgji e Fëmijëve. Poashtu këta anesteziologë do t’i raportonin shefave të reparteve, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga menaxhmenti i SHSKUK javën e kaluar për specifikat e këtij konkursi. Ndërkaq gjatë kësaj jave është bërë edhe përmirësimi i konkursit.

“Në lidhje me pyetjet tuaja për konkursin për anesteziologë,  ju njoftojmë se anesteziologët e pranuar do të jenë nën menaxhim të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, pra do t’i përgjigjen drejtorit të kësaj klinike, përderisa punën do të zhvillojnë në klinikat e cekura në konkurs. Duke pasur parasysh se ka pasur ngecje në funksionalizimin e mjekimeve intensive në klinikat e cekura në konkurs,  është vlerësuar e nevojshme që të punohen anesteziolog që do të jene te caktuar për pune ne këto  njësi intensive”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Administrata tashmë ka publikuar edhe njoftimin zyrtar për përmirësimin e konkursit ku bëhet e ditur se anesteziologët kërkohen për Klinikën e Anestezionit, e jo klinikave tjera siç ishte publikuar në fillim. Poashtu të pranuarit do t’i raportojnë drejtorit të KAMI-t. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënat t’i shmangin rrezet e forta të diellit
Artikulli i rradhës Pse duhet pastruar gjuha e të vegjëlve

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.