Natyrisht se fëmijët janë të vegjël dhe sensit e mirëmbajtjes së vetes nuk e kanë ende të formuar.
Për këtë shkak ekzistojnë prindërit. Ata ndërhyjrnë në rastet kur fëmijëve u duhen më së shumti, transmeton Gazeta Shneta.
Fundja, shëndeti i tyre varet nga vetë kjo mirëmbajtje: ushqimi i duhur dhe i rregullt, kujdesi nga ftohja, shëdeti oral etj. janë prioritete të prindërve.
E një element shumë i rëndësishëm i kësaj mirëmbajtjeje është pastrimi i gjuhës. Kemi parë këshilla nëpër internet që tregojnë për rëndësinë e pastrimit të gjuhës nga të rrituit, pork jo gjë vlen po njëlloj edhe për fëmijët e vegjël, shkruan “Health Line”.
Duke pastruar gjuhën e fëmijëve, ju do t’u ndihmoni atyre që të kenë një shëndet oral të pastër që do i mbaje larg nga krijimi i kavitetit, prishja e dhëmbit, rënia para kohe etj.
Por një procedurë e tillë është pa dyshim edhe tejet sfiduese për prindërt. Kjo pasi që ata nuk mund të durojnë gërvishtjet nga brusha. Prandaj prindërit duhet të kenë një brushë me fije të buta për fëmijë, në mënyrë që larja e gjuhës të bëhet sa më butësisht.
Ju mund t’I hutoni ata duke u kënduar, duke lozur me dicka qesharake sepse kështu do I bëni të qëshin dhe të mbajnë gojën e hapur.
Rëndësia e pastrimit të gjuhës
Duke pastruar gjuhën ju do të largoni mbetjet ushqimore në dhëmbët dhe në gojën e fëmijëve. Këto mbetje do të dëmtonin dhëmëbt nëse nuk largohen me kohë.
Përpos ruajtjes së dhëmbëve, ju jeni duke u instaluar atyre një shprehi të rëndësishme të cilën, po e mësuan në moshë të hershme, do e praktikojnë shumë natyrshëm edhe kur të rriten./GazetaShneta/


