Donacione në vlerë rreth 240,000 dollarë iu dhuruan sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.
Siç bën të ditur fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, ky donacion vjen si rezutat i bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare Direct Relief.
“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme”, ka theksuar Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.