Në Shqipëri ka shkuar në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi Covid-19.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë të ditur se deri më tani janë testuar 500 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 51 raste.
Rakacolli ka treguar se tre persona po vazhdojnë të qëndrojnë në mjekimin intensiv. /Gazeta Shneta/