Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Gastroenterologët realizuan një intervenim endoskopik që ia shpëtoi jetën pacientit

Lajme 30/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kanë realizuar një intervenim me endoskopi i cili ka qenë jetëshpëtues për një pacient.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se pacienti ka qenë i shtrirë në një spital rajonal, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK.

“I sëmuri i nënshtrohet intervenimit endoskopik me çrast evidentohen vatrat nga varikset nga të cilat kishte gjakos pacienti dhe, me rrezikshmëri për gjakosje të përsëritur. Bëhet aplikimi i band ligaturave, pa ndonjë komplikim dhe se pacienti ndihej shumë mirë pas këtij intervenimi. Pacienti vazhdoi trajtimin me terapi adekuate sipas protokolit për gjakderdhjet e sipërme varikseale”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Me datë 16.09.2019 në kabinetin e endoskopisë të Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, në QKUK, është kryer një intervenim endoskopik te pacienti i cili ishte paraprakisht i shtrirë në një Spital Rajonal, por që për shkak të peshës së sëmundjes dhe rrezikut për jetë, transferohet në klinikën tonë dhe pasi konstatohet patologjia e varikseve ezofageale si shkak i anemisë së rëndë. Ekipi I cili realizoi këtë procedurë ishte i përbërë nga: Dr. Zaim Gashi, Dr. Argjira Juniku, Dr. Gazmend Zeka specializant dhe infermieret, Remzije Aliu dhe Vjosa Basha.

I sëmuri i nënshtrohet intervenimit endoskopik me çrast evidentohen vatrat nga varikset nga të cilat kishte gjakos pacienti dhe, me rrezikshmëri për gjakosje të përsëritur. Bëhet aplikimi i band ligaturave, pa ndonjë komplikim dhe se pacienti ndihej shumë mirë pas këtij intervenimi. Pacienti vazhdoi trajtimin me terapi adekuate sipas protokolit për gjakderdhjet e sipërme varikseale.

Me këtë, jo vetëm që përmirësohet gjendja e pacientit për shkak të ndaljes së gjakderdhjes, por, në anën tjetër me këto intervenime po kursehet buxheti i shtetit, pasi më heret për keto procedura janë paguar deri afër 10 000 euro në shtetet e jashtme.

Kjo u mundësua pasi, kohë më parë ishte siguruar aparatura moderne endoskopike, e cila siguron imazh të sigurtë me rastin e bërjes së këtyre intervenimeve. Gjithashtu, praktikat e mira mjekësore, jane baze e forte edhe për krijimin e Udhërrëfyesëve Kombëtar nga kjo lemi.

Artikulli paraprakSi mund ta dini nëse keni nevojë për terapi
Artikulli i rradhës Komunikimi pozitiv me fëmijët: Strategjia për prindërimin efektiv dhe zhvillimin e fëmijëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.