I plotësuar
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i Kirurgjisë Plastike, raporton Gazeta Shneta.
“Nje paciente qe po trajtohej ne Kliniken e Krirurgjise Plastike ka tentuar te beje veteverajse dhe fatmiresisht e njejta ka shpetuar dhe eshte duke u trajtuar ne Kliniken Emergjente. Ajo po trajtohej pas djegies, perderisa nga konsultimet mjekesore verehen edhe çrregullime te tjera”, ka deklaruar për Gazeta Shneta zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka shtuar se ky rast dhe ai i djeshmi ku një grua ndërroi jetë pasi u hodh nga ndërtesa e Kirurgjisë, janë duke u hetuar nga ekipet e policisë dhe organet tjera kompetente. /Gazeta Shneta/
……
Një tjetër rast i hedhjes nga ndërtesa e klinikës së Kirurgjisë në QKUK ka ndodhur sot.
Sipas informacioneve të para, gruaja është hedhur nga kati i gjashtë në Kirurgjin Plastike në QKUK, raporton Gazeta Shneta.