Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK i lë të pa mbrojtur nga koronavirusi stafin dhe pacientët në ambulancat specialistike

Lajme 04/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stafi mjekësor dhe administrativ në ambulancat specialistike të Qendrës Klinike Universitare janë të pa mbrojtur nga koronavirusi.

Kështu ka konstatuar një raport i brendshëm i QKUK-së gjatë një inspektimi të kryer pas fillimit të punës në këto ambulanca. Raporti ka gjetur se stafi mjekësor dhe administrativ, por edhe pacientët që vizitohen në këtë objekt, nuk janë të mbrojtur sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar, shkruan Gazeta Shneta.

Raporti ka konstatuar se në recepsionin e ambulancave specialistike të Kardiologjisë, Endokrinologjisë, Ortopedisë dhe Fiziatrisë, punonjësit të cilët janë kontakti i parë me pacientët nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Mungojnë maska për frymëmarrje, mungojnë dorëza, dezinfektues për duar dhe hapësira të punës, mungojnë udhëzues për mbajtjen e distancës në mes pacientëve, mungojnë udhëzime dhe vendosja e barrierës nga qelqi në sportel”, thuhet në pikën 1. të këtij raporti, një kopje e të cilit ka arritur në adresë të Gazetës Shneta.

Pothuajse raport i njëjtë është edhe për recepsionin e ambulancave specialistike të kirurgjisë dhe degëve internistike.

Gjendje jo e mirë është raportuar edhe brenda ambulancave specialistike, ku stafi mjekësor është furnizuar pjesërisht me maska për frymëmarrje, dorëza dhe dezinfektues, ndërsa mungojnë udhëzime për mbajtjen e distancës në mes pacientëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnemia si pasojë e mungesës së hekurit, dieta ushqyese për nivele plotësuese urgjente
Artikulli i rradhës Ryva bëhet nënë për herë të dytë, publikon një foto të ëmbël me beben

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.