Menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare ka filluar me vendosjen e tabelave informuese për klinikat.
Një të tillë e ka vendosur edhe në hyrjen e objektit ku ndodhen dy klinika, ajo e Gjinekologjisë dhe klinika e Neonatologjisë. Por këtë të fundit ia kanë shkruar emrin gabim, shkruan Gazeta Shneta.
Kompania e kontraktuar për këtë shërbim e ka shkruar në tabelën informuese “Klinika Gjinekologjike”.
Por ky emërtim është shkruar gabim pasi do të duhej të ishte Klinika e Gjinekologjisë. Të paktën kështu është e shkruar edhe në Statutin e QKUK-së. /Gazeta Shneta/