Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK me intervenim të rrallë: Zgjidhë problemin e kërdhokullës së pacientes, që e kishte që nga lindja

Lajme 20/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stafi mjekësor i Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka kryer një intervenim të rrallë, duke vendosur protezë totale në kërdhokullën e pacientes Q.B, 49-vjeçare, e cila kishte çrregullim zhvillimor të kërdhokullës që nga lindja.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e QKUK-së në Facebook, e cila njëherësh ka njoftuar se pacientja ishte paraqitur fillimisht në këtë klinikë për probleme në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, shkruan Gazeta Shneta.

“Pacientja Q.B, 49 vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës së djathtë (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës së djathtë që nga lindja), e patrajtuar që nga lindja. Ajo në Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërkohë që pjesëmarrësit në operacion, siç thuhet nga njoftimi, kanë marrë pjesë paraprakisht në një përgatitje para operacionit, si dhe janë konsultuar me anesteziolog në datën 16.05.2018.

“Pas përgatitjeve preoperatore dhe konsultimin me Anesteziolog me datën, 16.05.2018 me anestezion spinal (Dr. Agron Balaj dhe Dr.Islam Krasniqi) dhe ekipi nga ana e Ortopedëve me në krye Dr. Arber Tolaj, Dr.Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta si dhe në instrumentare Fatmire G, kryen intervenimin kirurgjik, ku fillimisht bëhet osteotomia (prerja e kockës) e pjesës se sipërme të femurit, në nivel të trohanterit të vogël, bëhet lirimi i strukturave të buta përreth femurit proksimal, krijimi i acetabulumit primar, dhe behet implantimi i endoprotezes (vendosja e protezës ) totale në kërdhokullën e djathte me cement.”, vë në pah më tutje njoftimi.

QKUK njofton se gjendja e pacientes është stabile, derisa gjendet e shtrirë në spital, në pritje për t’iu nënshtruar terapisë fizikale.

Kërdhokullat janë secilat nga dy eshtrat anësore të legenit./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKëto femra janë të lindura të kenë shumë orgazma, a jeni në mesin e tyre
Artikulli i rradhës Prindërit po shkaktojnë xhelozi në mesin e fëmijëve me këto veprime

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.