Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindërit po shkaktojnë xhelozi në mesin e fëmijëve me këto veprime

Këshilla për shtatzëna 20/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Xhelozia është një ndjenjë që mund t’i lindë fëmijës për motrat, vëllezërit ose shokët e shoqet

Megjithatë, ajo nuk lind aty për aty. Nganjëherë faji duhet t’u adresohet edhe tek prindërit. Disa nga gabimet, të përmendura më poshtë, nxisin xhelozinë në mesin e fëmijëve.

1. Ndëshkimi

Kur vjen një fëmijë tjetër në familje, fëmija më i madh mendon se ju e ndëshkoni për faj të tij. Fëmija mund të përjetojë depresion dhe mund të ndihet inferior në të ardhmen.

2. Mbrojtja e tepruar

Nëse e keni mbrojtur shumë fëmijën dhe me ardhjen në jetë të fëmijës së vogël e lini të lirë, kjo mund të shkaktojë pa kuptuar xhelozi dhe pasiguri.

3. Autoriteti prindëror

Kontrolli më shumë se ç’duhet është një tjetër gabim i prindërve. Vendosja e rregullave strikte pa i dhënë shpjegim dhe arsye fëmijës, do të ndikojë tek ata.

4. Krahasimi me të tjerët

Krahasimet shkaktojnë jo vetëm xhelozi, por rivalitet dhe mungesë vetëbesimi tek fëmijët.

5. Krijimi i konkurrencës jo të shëndetshme

Të detyrosh fëmijët të bëjnë të njëtjat gjëra e më pas t’i krahasosh nuk është diçka e drejtë. Një fëmijë mund të jetë më i talentuar në një fushë dhe një në fusha të tjera.

6. Marrëdhënia me më të voglin

Kur vjen një fëmijë i vogël në shtëpi, ai merr gjithë vëmendjen. Kjo i bën fëmijët më të rritur xhelozë e të përjashtuar.

Si ta menaxhoni xhelozinë e fëmijëve

1. Ktheni zilinë në ambicie

Nëse fëmija është i trishtuar sepse miku, motra apo vëllai i tij ka marë notë më të mirë, fokusojeni që të ulet të mësojë për të arritur ai vetë rezultatin që do. Kjo do ta devijojë vëmendjen e fëmijës në drejtimin e duhur.

2. Dëgjojeni

Në shumicën e rasteve, pas xhelozisë së fëmijës fshihet një problem që ata përpiqen t’ua thonë në mënyrat e tyre, por ju nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur për ta kuptuar. Bisedoni me fëmijën për të kuptuar arsyet e sjelljes së tij.

3. Lexoni

Lexojini fëmijës fabula e tregime me mesazhe të qarta, duke i theksuar ato.

4. Jepni shembullin tuaj

Tregohuni liberalë duke komplimentuar fëmijën dhe të tjerët për sjelljen e mirë ose ndonjë cilësi tjetër pozitive.

5. Mësoji fëmijës rëndësinë e ndarjes së lodrave dhe objekteve

Mësojeni fëmijën të ndajë lodrat me shokët, vëllezërit dhe të kujdeset për ta. Kjo do të krijojë shumë shpejt miqësi mes tyre.
6. Shprehni dashurinë

Fëmija ka nevojë të dëgjojë se e doni, prandaj duhet t’ja shprehni në çdo moment që të mundeni.

7. Mos bëni krahasime

Kur krahasoni fëmijën me të tjerë, ju e nënvlerësoni atë. Këto krahasime do ta çojnë fëmijën në përfundimin se “Ti do më shumë atë”, “Ti mendon se ai është më i mirë se unë”.

8. Nxisni unikalitetin tek çdo fëmijë

Shpjegojini fëmijës se secili është unik dhe i veçantë, secili ka pikat e tij të forta dhe të dobta dhe fëmijët nuk janë në konkurencë me njëri-tjetrin./pernenat.al/

Artikulli paraprakQKUK me intervenim të rrallë: Zgjidhë problemin e kërdhokullës së pacientes, që e kishte që nga lindja
Artikulli i rradhës Kalendari kinez, si ta kuptoni gjininë e foshnjës ende pa ardhur në jetë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.