Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke dhuruar buqeta lulesh për mjeket dhe infermieret.
“Dita Ndërkombëtare e Gruas është shënuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast disa prej mjekeve dhe infermierëve të pensionuara dhe që janë në procedurë të pensionimit, u janë shpërndarë buqeta me lule, në shenjë të kontributit të dhënë”, thuhet në njoftim.
Në emër të Shërbimit Spitalor, ndarjen e buqetave e bëri Visar Islamaj, përfaqësues i drejtorisë së përgjithshme të SHSKUK-së dhe Lirije Beqiri, koordinatore e Shërbimit të Infermierisë në SHSKUK.
“Duke ua uruar festën e 8 Marsit, Islamaj, falënderoi mjekët dhe infermieret për kontributin që kanë dhënë dhe po japin, për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/