Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK ka nevojë urgjente për 100 infermierë

Lajme 26/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Unviersitare e Kosovës ka njoftuar se ka nevojë urgjente për së paku 100 infermierë.
Në takimin e drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocaj me drejtorët e klinikave dhe instituteve, është paraqitur kërkesa për nevojën e një numri të infermierëve, shkruan lajmi.net.

“Duke u përgjigjur në shqetësimet e klinikave në lidhje me mungesën e infermierëve, dr. Gjocaj, shpjegoi se nevojat urgjente janë për 100 infermier/e, nevojat sipas kërkesave 200, 300 sipas standardeve të kërkuara, në total 600 infermier/e, por kjo nuk po mund të ndodhë për shkak të kufizimeve buxhetore, edhe pse SHSKUK, ka përcjellë kërkesat tek gjitha ministritë kompetente dhe instancat tjera vendimmarrëse”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Lexo njoftimin e plotë:

Klinikat e QKUK-së, kërkojnë infermier/e shtesë, diskutohet edhe për çështje tjera profesionale dhe menaxheriale

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, sot ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. Ai ka njoftuar drejtorët në lidhje me konkursin e realizuar së fundmi për pranimin e specialistëve të papunë, duke kërkuar nga drejtorët e klinikave që të bëjnë sistemimin e tyre sipas nevojës që kanë repartet e ndryshme në QKUK.

Duke u përgjigjur në shqetësimet e klinikave në lidhje me mungesën e infermierëve, dr. Gjocaj, shpjegoi se nevojat urgjente janë për 100 infermier/e, nevojat sipas kërkesave 200, 300 sipas standardeve të kërkuara, në total 600 infermier/e, por kjo nuk po mund të ndodhë për shkak të kufizimeve buxhetore, edhe pse SHSKUK, ka përcjellë kërkesat tek gjitha ministritë kompetente dhe instancat tjera vendimmarrëse.

Lidhur me aparaturat mjekësore, drejtori i përgjithshëm njoftoi se janë në pritje të realizimit të kërkesave mbi 50 milionë euro vetëm për QKUK, 65 milion për tërë SHSKUK, përfshirë edhe Spitalet e Përgjithshme. Ai njoftoi se muajin tjetër do vijë një ekip- mision ndërkombëtar për të bërë fizibilitetin e nevojave dhe për të parë nga afër gjendjen e paisjeve.
Ndërkohë, përmes donatorëve të ndryshëm apo kredive që pritet t’i gjej MSH dhe Qeveria pritet që ato të sigurohen viteve të ardhshme.

Në takim, u kërkuar nga klinikat që të jenë shumë efikase në konsultime specialstike dhe punë të tjera profesionale që janë obligim nga institucionet shëndetësore.

U ri kërkua që të respektohen të gjitha urdhëresat e punës dhe rregulloret e brendshme, të rritet disiplina dhe efikasiteti në punë.

Drejtori Gjocaj, njoftoi se së shpejti pritet të bëhet digjitalizimi i hyrje-daljeve në klinika, poashtu rampave hyrëse, ku kjo do të ndihmoj edhe monitorimin orarit të punës.

Drejtori i klinikës së Onkologjisë, kërkoi që të shihet mundësia e funksionalizimit 24-orë në Institutin e Onkologjisë.

Në përgjigje të kërkesës së tij, drejtori Gjocaj, shpjegoi se është pro kësaj kërkese, mirëpo në mungesë të stafit të mesëm për momentin nuk mund të ndodhë kjo, edhe pse staf të mjekëve specialistë ka në diskonim kjo klinikë.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Klinikës Infektive, shprehen shqetësimin se shumë raste pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sjellen nga klinikat private në QKUK, pa u kompensuar fare klinikat edhe pse puna kryhet në mënyrë profesionale.

Drejtori i Klinikës Emergjente, kërkoi të formohen grupe punues dhe të planifikohet stafi dhe paisjet e nevojshme diagnostiko për objektin e ri të emergjencës i cili është në ndotim e sipër.

Në takim u dikutua edhe për projektet e reja që janë në proces të realizimit, si objekti i ri Ortopedisë dhe vendimi i Gjykatës në lidhje me barasvlerësimin e specializimeve, për të cilin drejtori Gjocaj tha se i ka shkruar Ministrisë së Shëndetësisë .

Në takim u diskutuan edhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me punën profesionale dhe menaxheriale të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakTuna na prezanton dhomën e vogëlushit (Video)
Artikulli i rradhës Ndaloni rënien e flokëve dhe bëjini ato që të rriten sërish përmes kësaj metode natyrale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.