Tuna na prezanton dhomën e vogëlushit (Video)

2017-08-26 në ora 18:20

Ndryshe nga disa kolege të saja, Tuna na ka mbajtur të update-uar me çdo moment që nga lindja e vogëlushit Tian.

Foto shtatzënë, festa e baby showr-it, shëtitjet e para me Patrisin dhe vogëlushin dhe tani së fundmi edhe detaje nga arredimi i dhomës së vogëlushit; Tuna nuk ngurron të na zbulojë gjithçka. Këngëtarja nëpërmjet një videoje shumë pak sekondëshe na tregon pak nga dhoma e vogëlushit ku ajo që arrin të shihet është dominimi i ngjyrës së kaltër.