Në raportin e fundit të lëshuar nga zyrtarët e QKUK-së njoftohet rreth numrit të pacientëve të trajtuar nëpër klinikat me gjendje të infeksionit COVID dhe situatës së përgjithshme.
Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore përcjell Gazeta Shneta.
Në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 26 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 57 pacientë;
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 19 të konfirmuar pozitive dhe 22 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë;
Spitali i Pejës, 13 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë. /Gazeta Shneta/