Me rritjen e nivelit të shtrimeve në spital të adoleshentëve me Covid-19, përgjatë muajit mars dhe prill, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky u bëri thirrje prindërve të vaksinojnë adoleshentët e tyre për t’i mbrojtur ata nga një sëmundje që mund të jetë e rëndë edhe në mesin e të rinjve.
“Unë jam thellësisht e shqetësuar nga numrat e adoleshentëve të shtruar në spital dhe jam e pikëlluar të shoh numrin e adoleshentëve që kërkuan trajtim në njësitë e kujdesit intensiv ose ventilimin mekanik”, tha drejtoreshë Walensky, shkruan Washington Post përcjell Gazeta Shneta.
“Pjesa më e madhe e kësaj vuajtje mund të parandalohet”, shtoi Walensky, duke nxitur “prindërit, të afërmit dhe miqtë e ngushtë të bashkohen me mua dhe të flasin me adoleshentë” për rëndësinë e strategjive të parandalimit dhe për të inkurajuar vaksinimin.
Studimi tregoi se gati një e treta e atyre adoleshentëve të shtruar në spital me Covid-19, në fillim të këtij viti kërkonin kujdes intensiv dhe 5 përqind kërkonin ventilim mekanik.
Ndërsa shumica e shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhin te moshat më të shtyera, sëmundja e rëndë që kërkon shtrim në spital është treguar të ndodhë në të gjitha grupmoshat. /Gazeta Shneta/