Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Nuk jemi të furnizuar me qumësht të dyshuar me substancë toksike

Lajme 13/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se nuk janë furnizuar me sasi të qumështit formulë e cila dyshohet se përmban substancën toksike cereulide.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës ju sqaron se asnjë nga klinikat që e kanë përdor qumështin NAN, nuk kanë qenë të furnizuar me produktet për të cilat pretendohet se kanë substancë të cereulidës apo ndonjë toksine tjetër!”, thuhet në deklaratën e QKUK-së.

Tutje nga ky institucion kanë deklaruar se furnizimi me qumësht formulë ka ndodhur në maj të vitit 2025, periudhë kjo që sipas tyre nuk përfshin dyshimet për përmbajtjen e substancës toksike.

“Ndër të tjera Klinika e Neonatologjisë pohon me vendosshmëri se prioritet e ka promovimin e gjidhënies dhe përmes stafit te kualifikuar motivon nënat e reja për gji dhënie, ndërsa për foshnjat që janë pa përkujdesje të nënave dhe foshnjat në nevojë ju ka ofruar qumësht që ka qenë një furnizim i mëhershëm i vitit 2024, si dhe furnizimi në muajin maj të vitit 2025.  Sepse  ka përfunduar kontrata, pastaj kanë qenë procedurat e prokurimit për lidhjen e kontratës së re. Andaj që nga ajo kohë sektori i ushqimit nuk ka furnizuar Klinikën e Neonatologjisë e as klinikat e tjera me  produktet të qumshtit NAN. Gjithashtu QKUK siguron të gjithë qytetarët se për çdoɓ furnizim të mëtejmë është gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organet kompetentet për sigurinë dhe kualitetin e këtyre produkteve”, thuhet në deklaratën e QKUK-së.

QKUK ditë më parë i tha Gazetës se ky qumësht përdoret në Klinikën e Neonatologjisë, porse ishin siguruar nga operatori ekonomik se qumështi është i sigurtë për përdorim tek foshnjat.

Kujtojmë se Agjencioni u Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se do ta tërheq nga tregu qumështin formulë “NAN” pas njoftimit të prodhuesit “Nestle” për tërheqje vullnetare të disa loteve të këtij produkti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdekjet në Francë tejkalojnë lindjet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore
Artikulli i rradhës Abdixhiku ofron dorëheqjen: I mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.