Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK, OMK dhe AsKoAn: Sylejman Dulla profesionist i ndershëm, iu shërbeu qytetarëve edhe gjatë pandemisë

Lajme 28/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekja e anesteziologut Sylejman Dulla ka tronditur komunitetin mjekësor në vend. Dulla ishte infektuar me Covid-19 gjatë punës me pacientë dhe për disa javë u trajtua nga kolegët në Qendrën Klinike Universitare.

Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve dhe Klinika e Anestezionit e kanë përjetuar rëndë humbjen e kolegut të tyre, të cilin e trajtuan në Mjekimin Intensiv Qendror, shkruan Gazeta Shneta.

“Sikur menduam se do t’ja del, e inkurajonim që të vazhdojë betejën, e prisnim të na bashkohej sërish, por përkundër angazhimit të të gjithë kolegëve, nuk arriti të ngadhnjejë në këtë betejë të fundit me virusin Covid-19”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Anesteziologët e kujtojnë Dullën si profesionist të ndershëm i cili i ndihmoi shumë të sëmurë, i trajtoji me ndjenjë njerëzore dhe me profesionalizëm, kontribuoi në kultivimin e raporteve ndërkolegiale dhe në zhvillimin e profesionit në përgjithësi.

“Ai ishte një shok i urtë, punëtorë i dalluar, modest, i papritueshëm të ndihmojë të tjerët në çdo kohë. E nderuar Familje Dulla dhe të nderuar kolegë, Në emër të KAMI dhe  Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve, pranoni ngushëllime të sinqerta për humbjen e Dr Sylës, që është një humbje e ndjeshme për Ju dhe të gjithë ne. Ai fizikisht u nda nga ne, por perjetësisht do të mbetet në kujtimet tona. Ne do të vazhdojmë të plotësojmë amanitin e tij, duke luftuar këtë pandemi deri në fund”, thuhet në letrën e Prof. Dr Nehat BAFTIU, Drejtor i KAMI-QKUK dhe Dr Lulzim EMINI, Kryetar i AsKoAn.

Oda e Mjekëve të Kosovës e ka vlerësuar lart kontributin e Dullës, i cili nuk e ndërpreu punën asnjëherë gjatë pandemisë.

“Dr. Dulla ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ku nuk e kishte ndërprerë punën as gjatë pandemisë dhe vijonte tu shërbente qytetarëve. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në letrën e OMK-së.

Qendra Klinike Universitare ku punoi i ndjeri, do ta kujtojë përherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK. ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë. Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të. Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në letrën e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkarkimi i bardhë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, a është normale kjo gjendje
Artikulli i rradhës Kolegët e përjetojnë rëndë vdekjen e anesteziologut Dr. Sylejman Dulla: Humbje e madhe dhe alarm i kuq

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.