Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK përballet me mbingarkesë të rasteve

Lajme 21/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritja e temperaturave gjatë javëve të fundit ka çuar në shtim të numrit të rasteve nëpër klinikat dhe emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo ka bërë që QKUK të përballet me mbingarkesë të theksuar, në një kohë kur shumë nga këto raste mund të menaxhoheshin në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor.

Kjo situatë, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla po shkakton ngarkesë të panevojshme, duke ndikuar edhe në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për rastet më urgjente.

“Është duke u punuar maksimalisht në atë drejtim por ende jemi te mbingarkuar që e bënë jo kualitativ edhe trajtimin e pacientëve të cilët vijnë këtu”, ka thënë Syla.

Ai ka apeluar që raste të tilla të kërkojnë ndihmë fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare, të cilat janë të dizajnuara për t’u kujdesur për rastet e para, pasi shumë nga këto qendra ofrojnë shërbime të ndryshme.

Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Mustafa Gashi, tha se pavarësisht që qendrat ofrojnë ndihmë dhe shërbime të ndryshme, megjithatë shpesh anashkalohen nga qytetarët.

“Qendra jonë punon me kapacitet të plotë 24 orë me të gjitha shërbimet të cilat janë të parapara për kujdesin parësor shëndetësorë. Pra duke filluar prej shërbimeve të mjekësisë familjare, procedurat e diagnostifikimit dhe trajtimit të rasteve me terapi qoftë ajo orale ose paranterale”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, ai tha se edhe në këto qendra është shtuar fluksi si pasojë e rritjes së temperaturave të larta, sidomos i personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike. Ai apeloi që gjatë pikut të shmanget qëndrimi i panevojshëm në diell./RTK

Artikulli paraprakNesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius
Artikulli i rradhës Mot i nxehtë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.