Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK pranon në punë si anesteziolog ish-asistentin e përfshirë në skandalin e notave në UP

Lajme 07/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar në punë Kemajl Gashi, i cili ka qenë i përfshirë në skandalin e notave me ryshfet dhe ndikim në Universitetin e Prishtinës. Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore e më pastaj ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli. Ai është pranuar në cilësinë e specialistit të anesteziologjisë pasi këtë titull e ka marr vetëm para pak ditësh

Qendra Klinike Universitare e Kosovës shpalli konkurs gjatë muajit të kaluar për pranimin e 11 specialistëve të anestezionit për nevoja të pesë klinikave të ndryshme. Konkursi u shpall për 11 pozita të lira, pasi po kaq mjekë do të merrnin titullin e specialistit të anestezionit brenda kësaj kohe.

Dr. Kemajl Gashi ka marr titullin e specialistit të anesteziologjisë para pak ditësh pas provimit të mbajtur në Klinikën e Anestezionit në QKUK. Pas dhënies së provimit i njëjti është pranuar në punë si specialist i anestezionit në konkursin e shpallur nga QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Gashi ka qenë i përfshirë në skandalin e notave në Universitetin e Prishtinës me akuzën për ndërmjetësimin e dhënies dhe marrjes së ryshfetit për nota në vitin 2013 nw Fakultetin e Mjekwsisw. Për këtë akuzë Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë në vitin 2017, sipas raportimit tw Kallxo.com tw datws 06.07.2017.

Ndërkaq disa muaj më vonë do të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit bashkë me 11-të të akuzuarit tjerë.

Përveç Gashit, QKUK ka pranuar në punë edhe 10 anesteziologë të tjerë. Më poshtë e gjeni listën e plotë të tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton stresin
Artikulli i rradhës Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së lindur në sy tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.