Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria të kryeqytetit është në rinovim e sipër.
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se përmes këtij rinovimi do të krijohen kushte më të mira për qytetarët dhe stafin mjekësor.
“Renovimet në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në kryeqytet. Sot kam përcjellur punët e renovimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabri. Do të vazhdojmë me renovime të institucioneve primare shëndetësore për të krijuar kushte më të mira për staf dhe shërbime më cilësore për qytetar!”, ka thënë Sadiku.
Ndërkohë qytetarët janë rekomanduar që të marrin shërbimet shëndetësore në QMF-të më të afërta, derisa të përfundojnë punimet për rihapjen e QMF-së në Kalabri. /Gazeta Shneta/




