Qendra e Mjekësisë Urgjente e Prishtinës dhe kardiologët invaziv të QKUK-së ia kanë shpëtuar jetën një pacienti i cili kishte pësuar infarkt akut të miokardit.
“Fillimisht, pacienti ishte trajtuar nga ekipi mjekësorë në vendëngjarje dhe pas konstatimit të diagnozës me EKG, nën monitorimin e shenjave vitale ishte lajmëruar dhe ishte pranuar menjëherë në sallën e Stentimit. Sipas informatave nga Klinika e Kardiologjisë Invazive, pas ndërhyrjeve për stentim pacienti ka gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QMU-së.
Trajtimi i këtij rasti është në kuadër të pilot projektit për trajtimin e pacientëve me Infarkt Akut të Miokardit brenda 120 minutave nga terreni deri në sallën e kateterizimit në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK. /Gazeta Shneta/