Qumështi i nënës me tri qeliza burimore për kockat e muskujt e fëmijës

2017-03-05 në ora 20:34

Në qumështin e nënës gjenden tri lloje kryesore të qelizave burimore që nxisin formimin e kockave dhe muskujve të fëmijës.

Një fakt i tillë është zbuluar nga një kërkim i ri, sipas të cilit janë pikërisht këto qeliza të cilat mund të lejojnë fëmijën të “përmbushë fatin e tij gjenetik”.

Drejtori i kujdesit shëndetësor zviceran, Mark Cregan, thekson rëndësinë e zbulimit dhe qumështin e nënës si “i vetmi ind i rritur ku ekzistojnë më shumë se një lloj i qelizave burimore”.

“Kjo është shumë unike dhe ka implikime të mëdha mbresëlënëse për bioaktivitetin e qumështit të njeriut dhe përfitimet që rezultojnë për fëmijë që ushqehen me gji. Përbën një burim të vërtetë jetik për zhvillimin e fëmijës, i cili nuk mund të gjendet në asnjë ushqim tjetër në fazën e parë të jetës”, theksoi ai lidhur me një fakt të tillë.

Cregan tha më tej se zbulimi i pranisë së këtyre qelizave burimore ka qenë shumë emocionuese, sepse është shumë e mundshme që këto qeliza mund të mbijetojnë deri në fund dhe të qarkullojnë në trupin e fëmijës.

Ky proces, i cili tashmë është treguar në studimet e kryera në modelet e kafshëve, nuk ka gjasa të ndodhë në të njëjtën mënyrë te foshnjat e njeriut.

Bazuar në këtë zbulim, hulumtuesit shpresojnë se nënat e reja kanë arsye më shumë, përveçse shumë të njohura deri tani se duhet të preferojnë ushqimin natyror me gji të fëmijës së tyre.