Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët e Kosovës të ekspozuar ndaj faktorëve të kancerit të mushkërive

Lajme 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e dini se ne qytetarët e Kosovës jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj tre faktorëve që e shkaktojnë sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Duhani është një nga faktorët kryesor, por kësaj radhe po ndalemi te dy faktorë të tjerë që nuk varen nga ne si qytetarë, azbesti dhe radoni.

Azbesti është një mineral që dikur përdorej kudo në ndërtim dhe izolim. Rreziku i tij fshihet te fibrat mikroskopike. Kur materialet e vjetra dëmtohen, këto fibra çlirohen në ajër. Nëse i thithim, ato mbeten përgjithmonë në mushkëri duke shkaktuar kancer dhe sëmundje të rënda. Për këtë arsye, sot azbesti është rreptësishtë i ndaluar.

Por azbesti është ende i pranishëm në shumë zona ku jetojnë qytetarët e Prishtinës por edhe komunave tjera. Azbesti gjendet ende në shumë çati të ndërtesave të vjetra në kryeqytet. Por përveç çative, azbesti është i pranishëm edhe diku tjetër, në gypat e ujit të cilët i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

Kurse Radoni është një gaz radioaktiv natyror, krejtësisht i padukshëm dhe pa erë, që del nga nëntoka. Rreziku shfaqet kur ai depërton dhe grumbullohet brenda shtëpive apo bodrumeve të paajrosura. Ai është një vrasës i heshtur dhe njihet botërisht si shkaktari i dytë kryesor i kancerit të mushkërive, menjëherë pas duhanit.

Institucionet e shtetit do të duhej t’i eliminonin ose së paku t’i minimizonin për të ulur rrezikun ndaj qytetarëve. Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama pati premtuar se azbesti do të hiqet nga ndërtesat kolektive, por ky material është ende mbi çatitë e banesave në lagjen Ulpiana dhe në qendër të qytetit.

Ne kemi kërku sqarime nga komuna për këtë çështje, por nuk marr përgjigje edhe pas rreth 1 muaji. Komuna nuk ka ofruar përgjigje as për çështjen e azbestit dhe as për radonin. Për radonin kemi kërkuar sqarime edhe nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi, por as nga ky agjencion nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq për gypat e ujit nga materiali i azbestit kemi marr konfirmim nga Kompania Rajonale Prishtina se në këto rrugë Luan Haradinaj, Haxhi Zeka, Tirana, Agim Ramadani, Fehmi Lladrovci, Bill Klinton, Lidhja e Pejes, gypat e ujit ende janë të materialit nga azbesti.

KRU Prishtina kanë deklaruar se janë të informuar se ky material paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, dhe se janë duke hartuar projektet për zëvendësimin e tyre.

Edhe Kompania Hidroregjioni e cila furnizon me ujë të pijshëm Prizrenin, Suharekën, Malishevën dhe Dragashin kanë konfirmuar se aktualisht kanë rreth 100 kilometra gyp të azbestit në Prizren dhe Dragash, e që është rreth 11% e rrjetit total të kësaj kompanie.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim…

Artikulli paraprakEkspertët kërkojnë masa më të forta nga BE-ja për një “Gjeneratë pa Duhan”
Artikulli i rradhës Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.