Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët të zhgënjyer për dështimet e konstituimit të Kuvendit: Këta janë bërë horë me tupan!

Lajme 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës shfaqin hapur me ton të rreptë zhgënjimin e thellë nga dështimet e përsëritura për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Disa qytetarë, me të cilët bisedoi Agjencia e lajmeve Ekonomia Online, vlerësuan se politikanët janë të pandjeshëm ndaj gjendjes së rëndë ekonomike të qytetarëve.

Sulejman Mushiqi vuri në dukje se njerëzit po përballen me rritje të çmimeve, me pensione të ulëta dhe përgjithësisht me kushte të vështira jetese.

“Sa i kemi pensionet, pagat? Sa janë çmimet? Si nuk pengon kjo situatë politike? Po këta nuk janë qeveritarë dhe asgjë! Është marre të bëhet kështu, të sillet vendi në këtë gjendje. Rryma është shtrenjtuar. Nuk e di se çka po bëhet? Këto janë marrëzi çka po bëhet në Kuvend. Kjo është puna e inatit. Për popull nuk e kanë gajle. Nuk e mendojnë që populli është në gjendje të vështirë me të gjitha”, u shpreh Mushiqi.

Ndërsa, Enver Çoçaj flet edhe më ashpër për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas vargut të 12 dështimeve për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës. Ai me pezëm thotë se më tragjikja është se nuk ke kujt t’ia japësh votën.

“Këta janë bërë horë me tupan. Nuk meritojnë as t’u themi deputet, as Qeveri, as kryeministër. Këta nuk kanë dinjitet, as kulturë, as traditë. Të gjithë vetëm për karrige. Çfarë qeverie është kjo?! Qe 12 herë janë bërë horë. Me këta shpresë nuk ka. Çfarë shprese ofrojnë këta kur janë në gjendje të bëjnë gjithçka për interesa personale. Tragjedia më e madhe në këtë shtet është se nuk ke kujt t’ia japësh votën. Kape njërin, mëshoji tjetrit”, tha Çoçaj.

Nexhip Shulemaja mendon se duhet trysni e shtuar e qytetarëve për të marrë vendime të duhura për vendin.

“Ne i kemi fajet pse nuk e rrethojmë parlamentin me gurë dhe me domate. Mos me i lënë të dalin, derisa ta vendosin qeverinë”, tha për EO Shulemaja.

Artikulli paraprakKodra: Me këtë seriozitet të punës edhe 10 vjet mund të na shkojnë pa sigurime shëndetësore
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës e dha tenderin për serivisimin e rezonancës, por pajisja nuk do të rregullohet

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.