Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës e dha tenderin për serivisimin e rezonancës, por pajisja nuk do të rregullohet

Lajme 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Pejës ka bërë një përpjekje për të demantuar Gazetën Shneta lidhur me raportimin për prishjen e rezonancës magnetike e cila po hetohet edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë. Ky spital dje e ka shpërblyer kompaninë “Medbrand” me kontratë 170 mijë euro për servisimin e pajisjes, por rezonanca do të vazhdojë të qëndrojë e prishur derisa SHSKUK të inicioj kontratë për rregullimin e saj. Spitali nuk ka sqaruar se çfarë do të servisoj kompania “Medbrand”

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dal me një përpjekje për të demantuar Gazetën Shneta në raportimin e saj për prishjen e rezonancës magnetike. Gazeta ka raportuar ditë më parë për hetimet që po i zhvillon Prokuroria Themelore në Pejë për prishjen e kësaj pajisje, e cila dyshohet të mos ketë ndodhur rastësisht.

Ndërkohë dje ky spital e ka shpërblyer kompaninië “Medbrand” për servisimin e pajisjes. Kontrata në vlerë 170 mijë euro sipas këtij spitali do të jetë për servisimin dhe mirëmbajtjen në periudhën 2 vjeçare, dhe jo për rregullimin e defektit që ka ndodhur më 30 mars.

Në reagimin që ka bërë spitali thuhet se do të presin nga SHSKUK që të iniciojë një kontratë tjetër për rregullimin e pajisjes. E Gazeta sërish ka kërkuar sqarime nga spitali se pse është dhënë kontrata për servisimin 2 vjeçar, nëse pajisja do të vazhdojë të jetë jashtë funksionit. Por edhe për këtë çështje spitali nuk ka kthyer përgjigje.

“Servisimi pra riparimi i defektit aktual në Rezonancën Magnetike do të bëhet me procedurë tjetër në kuadër të kontratave që ka SHSKUK-ja dhe lajmi i dhënë që aludon që një kompanie po i jipen 170 mijë euro për servisim të Rezonancës nuk qëndron”, thuhet në reagimin e spitalit.

Reagimi i plotë nga Spitali dhe përgjigjja nga redaksia e Gazetës Shneta:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë sqaron se publikimi i bërë nga Gazeta Shneta lidhur me “nënshkrimin e një kontrate për riparim të rezonancës magnetike në vlerë prej 170 mijë euro” nuk përfaqëson saktë natyrën dhe përmbajtjen e ptocedures tenderuese në fjalë.

Në realitet, Spitali ka shpallur këtë tender për mirëmbajtje të regulltë para se të vjen tek defekti i Rezonancës Magnetike. Me këtë kontratë synohet mirëmbajtja dhe servisimi i rezonancës magnetike për një periudhë 2-vjeçare, në përputhje me rregullat e prokurimit publik. Kjo kontratë mbulon shërbime të rregullta të mirëmbajtjes preventive dhe intervenime teknike të nevojshme gjatë gjithë kësaj periudhe.

Nuk bëhet fjalë për një riparim të vetëm në vlerë prej 170 mijë eurosh, por është për shërbim të vazhdueshëm teknik të kontraktuar për 24 muaj, i cili ka për qëllim të garantojë funksionimin e sigurt dhe efikas të pajisjes gjatë gjithë kohës.

Servisimi pra riparimi i defektit aktual në Rezonancën Magnetike do të bëhet me procedurë tjetër në kuadër të kontratave që ka SHSKUK-ja dhe lajmi i dhënë që aludon që një kompanie po i jipen 170 mijë euro për servisim të Rezonancës nuk qëndron.

Për korrektësi publike dhe profesionale, ftojmë Gazetën Shneta që të rishikojë dhe korrigjojë raportimin e bërë, dhe i inkurajojmë të gjitha mediat që për çështje që kanë të bëjnë me Institucionin tonë, të na kontaktojnë zyrtarisht për informata të sakta. Besojmë se jemi të dëshmuar për bashkëpunim të hapur dhe pa vonesa me media.

Përgjigje nga redaksia e Gazetës Shneta:

Gazeta Shneta fillimisht ka raportuar për prishjen e Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës, e më pas edhe për dhënien e kontratës për servisimin e saj.

Në artikullin e dytë për servisimin e pajisjes, së cilit i referohet spitali i Pejës në reagim, Gazeta Shneta asnjëherë nuk ka thënë se kontrata në vlerë 170 mijë euro është dhënë për ripartimin e defektit, por për servisimin e pajisjes ashtu edhe sikurse përshkruhet në titullin e kontratës.

Për këtë çështje redaksia i ka dërguar spitalit pyetje më datën 29 prill por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje asnjëherë.

Linku i artikullit pa ndërhyrje e gjeni këtu:

Spitali i Pejës 170 mijë Euro kompanisë “Medbrand” për servisimin e rezonancës magnetike e cila dyshohet se u prish qëllimshëm

Por reagimi i Spitalit ngre në pikëpyetje një çështje tjetër.

Gjëja që do të duhej të sqaronte menaxhmenti i Spitalit të Pejës është se pse është dhënë tenderi për servisim dhe mirëmbajtje 2 vjeçare, ndërkohë që pajisja është jashtë funksionit. Pra çfarë do të mirëmbajë dhe servisojë kompania “Medbrand” së cilës i është dhënë kontrata 170 mijë euro. Edhe për këtë çështje Gazeta e ka pyetur spitalin, por as në këtë rast nuk ka ofruar përgjigje.

Artikulli paraprakQytetarët të zhgënjyer për dështimet e konstituimit të Kuvendit: Këta janë bërë horë me tupan!
Artikulli i rradhës Alarmuese: Në Kosovë, ampulat Trodon shiten pa recetë të mjekut në internet – rrezik serioz për shëndetin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.