Një qytetarë ka shprehur mirënjohje ndaj stafit të klinikës së Neurologjisë në QKUK.
Këtë e ka bërë duke publikuar një falënderim në gazetën “Epoka e Re”, transmeton Gazeta Shneta.
“Me gjithë ato kushte të dobëta të repartit të Neurologjisë, me pajisjet që i kanë, e të cilat janë të vështira, punëtorët shëndetësorë japin maksimumin për kujdesin ndaj pacientëve pa marrë parasyshë se kush janë përgjigjen me shumë përgjegjësi”, ka shkruar ai.
Në falënderim qytetari ka përmendur emrat e pothuajse krejt stafit të kësaj klinike në krye me drejtorin Dr. Nexhmedin Shala.
Veprimi i këtij qytetari është i pazakontë, marrë parasyshë edhe përceptimin e qytetarëve ndaj QKUK-së.
Shiheni të plotë falënderimin në foto. /Gazeta Shneta/