Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarja falënderon stafin e QKUK-së për ndërhyrjen e sukseshme: Jemi me fat që në Kosovën tonë me shumë probleme, kemi mjekësi shumë profesionale dhe korrekte

Lajme 30/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qytetare me inicialet V. B. ka ndarë një eksperiencë pozitive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shprehur mirënjohje të thellë për stafin mjekësor të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale dhe klinikave të tjera mbështetëse.

Sipas saj, ndërhyrja kirurgjike që iu realizua para disa ditësh në QKUK ishte tejet e suksesshme, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve dhe stafit shëndetësor. Ajo ka veçuar me falënderime të veçanta Dr. Valon Zejnullahun, operatorin kryesor, si dhe ekipin mbështetës: Dr. Dafina Mahmutaj, Dr. Turkane Karabegu Shehu, Dr. Enver Fekaj dhe shumë të tjerë të pranishëm në sallën operative, shkruan Gazeta Shneta.

Gjithashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për mjekët nga klinikat e tjera që ishin pranë saj gjatë gjithë procesit, duke përmendur Dr. Agreta Gecaj Gashin, Dr. Nazmi Kolgecin, Dr. Gentian Lilën, Dr. Jetmir Kastratin dhe Dr. Rame Alajn, duke kërkuar falje nëse ka harruar ndonjë emër.

Një falënderim i veçantë i është dedikuar stafit të mesëm të Klinikës, të cilët, sipas qytetares, janë kujdesur për të deri në detaje.

Në mesazhin e saj, V. B. thekson fatin që Kosova, përkundër sfidave infrastrukturore, ka një mjekësi profesionale dhe të përkushtuar, duke i quajtur punonjësit shëndetësorë “jetë-shpëtues”.

Kjo dëshmi pozitive është një vlerësim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor të QKUK-së në shërbim të pacientëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendet pa shenja jete një burrë në parkingun e QKUK-së, nisin hetimet për rastin
Artikulli i rradhës Astma prek 300 milionë njerëz në botë  

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.