Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Racionalizimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor gjatë rritjes së rasteve COVID-19

Jetë 19/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitalet në kohë të variantit Delta janë mbushur përtej kapacitetit pasi rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.

Kur sistemet shëndetësore përballen me një kërkesë dërrmuese për shtretër spitalorë, ilaçe, dhe ventilatorë atyre mund t’u duhet të racionojnë burimet e tyre.

Shumë spitale zgjedhin të racionojnë kujdesin bazuar në shanset e një pacienti për të mbijetuar, megjithëse spitalet i qasen kësaj ndryshe.

Spitalet në Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë ekstreme pasi tejkaluan kapacitetet e tyre për t’u kujdesur për të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes mjekësor gjatë rritjes së COVID-19 përcjell Gazeta Shneta.

Një rast konkret ishte i një pacienti që vdiq këtë javë nga një ndodhi kardiake pasi stafi i spitalit në Alabama Veriore pasi kontaktoi 43 spitale në tre shtete nuk gjeti asnjë shtrat të lirë të njësisë së kujdesit intensiv kardiak për të.

Më shumë se 93,000 shtretër spitalorë janë të mbushur me pacientë COVID-19 në të gjithë vendin. Rreth 80% e shtretërve të kujdesit intensiv kritik janë në përdorim dhe 79% e të gjitha shtretërve spitalorë janë aktualisht të mbushur në të gjithë vendin, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Varianti Delta po nxit një rritje të shtrimeve në spital, veçanërisht në mesin e individëve të pavaksinuar.

Në mjekësi, “racionimi” do të thotë që qasja në kujdes është e kufizuar për grupe të caktuara. Në disa mënyra, kujdesi shëndetësor në SHBA tashmë është i racionuar. Për shembull, siguruesit shëndetësorë mund të mos mbulojnë trajtime ose procedura të caktuara, dhe ata që janë të pasiguruar ose kanë kosto të larta që nga xhepi i tyre mund të mos jenë në gjendje të paguajnë atë.

Në kohë krizash mjekësore si pandemia COVID-19, kujdesi shëndetësor mund të jetë i kufizuar për njerëzit me nevoja urgjente mjekësore nga ato rastet më të lehta.

“Ne kemi vetëm një numër të caktuar të shtretërve të licencuar ose sallave të operacionit. Ne mbajmë vetëm një sasi të caktuar të antibiotikëve ose ilaçeve për dhimbje dhe një numër të caktuar të ventilatorëve në vend”, thotë Dr. Lewis Kaplan, profesor i kirurgjisë në Universitetin e Pensilvanisë.

Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit për një pacient me COVID-19 i cili është pranuar në kujdesin intensiv kritik është shtatë ditë, krahasuar me një ditë për pacientët e pranuar në vitin 2019, sipas Nuffield Trust, një qendër studimi shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCOVAX: 25% më pak vaksina kundër COVID-19 për shpërndarje globale të vitit 2021
Artikulli i rradhës COVID-19: Kush ka të drejtë për një dozë përforucese të vaksinës dhe në çfarë kohe

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.