Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Radiologët i drejtohen ministrit Vitia, kërkojnë rikthimin e shërbimit të Trombektomisë në QKUK

Lajme 08/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Radiologët e Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kërkojnë riaktivizimin e shërbimit të Trombektomisë.

Radiologët, me anë të një peticioni të nënshkruar nga 20 prej 28 radiologëve, kanë kërkuar riaktivizimin e këtij shërbimi, i cili është ndërprerë tash e dy vjet, raporton Paparaci.

Në kërkesën e radiologëve, të cilën e ka siguruar Paparaci, ata kanë kërkojnë që ky shërbim të jetë në shërbim çdo ditë, 24 orë, në kuadër të kujdestarisë.

Kjo kërkesë është dorëzuar përmes drejtoreshës së Klinikës së Radiologjisë, te drejtori dhe Bordi i ShSKUK-së, si dhe te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke ditur rëndësinë e riaktivizimit të shërbimit të Trombektomisë, në kuadër të STROK, në QKUK, si dhe specifikat përcjellëse për kontinuitetin e efikasitetin e saj në kuadër të shërbimeve shëndetësore publike, siç është faktori kohë, kërkojmë nga ju që të rikthehet kujdestari i 4-të në Klinikën e Radiologjisë siç e kishim një kohë për shkak të volumit të punës, e të cilin e hoqën zyrtarët e klinikës me arsyetimin e kujdestarive të shpeshta”, thuhet në letrën e radiologëve./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSituata alarmante në Europë! “Kokteji” i viruseve mbush spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit
Artikulli i rradhës SHSKUK e sqaron kërkesën e radiologëve: Po kërkohet kujdesi i katërt, shërbimi i trombektomisë po vazhdon

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.