Shërbimi i Trombektomisë vazhdon normalisht në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ku ka thënë se 20 specialistë të Radiologjisë kërkojnë aktivizimin e kujdestarisë së katërt, një kërkesë që po shqyrtohet nga menaxhmenti i SHSKUK. Pacientët vazhdojnë të trajtohen në QKUK.
Reagimi i plotë:
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sqaron se Shërbimi i Trombektomisë nuk është i ndërprerë, por i njëjti ka rifilluar në muajin dhjetor dhe rastet po kryhen në QKUK.
Në kërkesë të nënshkruar nga 20 specialistë të Radiologjisë, është kërkuar që të aktivizohet kujdestaria e katërt, kërkesë kjo që po shqyrtohet nga menaxhmenti i ShSKUK.
Andaj, për hirë të informim të drejtë të opinionit dhe pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim, dëshirojmë të informojmë se rastet e tilla po vazhdojnë të kryhen në QKUK.”/GazetaShneta/