Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Radiologët kërkojnë përmirësimin e kushteve, paralajmërojnë grevë

Lajme 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me greva të shumta janë karakterizuar muajt e fundit të vitit që lëmë pas. Sektorët e ndryshëm në Kosovë përmes grevave shprehën pakënaqësitë e tyre për çështje të ndryshme.

Institucionet shëndetësore ishin një nga grupet që kanë mbajtur grevë e përmes së cilave kërkohej plotësimi i kushteve nga reparte të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare.

Edhe në muajin e pesë të vitit 2019, pritet të organizohet një grevë e ngjashme me ato që janë organizuar deri më tani, shkruan Indeksonline.

Këtë herë nga punëtorët e Klinikës së Radiologjisë.

Ata përmes një shkrese drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar, Basri Sejdiu e akterëve të tjerë, punëtorët e kësaj klinike kërkojnë plotësimin e kushteve elementare për kryerjen e punës.

Rregullimi i kabineteve dhe pajisja e tyre me mjete mbrojtëse, rregullimi i ventilimit në kabinetet ku punohet ne rreze jonizuese, ofrimi i kushteve për mbajtjen e shërbimit të kujdestarisë  janë vetëm disa nga kërkesat e punëtorëve të Klinikës së Radiologjisë.

Në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, siç thuhet se është bërë deri më tani, këta punëtorë paralajmërojnë grevë.

Ata i kanë dhënë ultimatum institucioneve përgjegjëse deri në fund të kësaj jave për të marrë masa.

“Kërkesat tona kanë të bëjnë me kushtet dhe menaxhimin jo korrekt të punës në Klinikë, të cilat njëkohësisht janë të obliguara me ligj dhe obligative për vet stafin menaxherial. Do të thotë mosrealizimi dhe injorimi i këtyre kërkesave është shkelje ligjore, për të cilat do të duhej të ketë konsekuenca ligjore. Nëse kërkesat nuk hasin në mirëkuptim dhe injorohen (siç janë injoruar deri tani) deri më datën 24. 05. 2019, ne jemi të detyruar që të futemi në grevë, duke ndërprerë procesin e punës ndërsa përgjegjësia për të gjitha pasojat, do të bie mbi ata të cilët janë të obliguar që kërkesat tona ti konsiderojnë si zbatim  ligji do të thotë deri tash ata janë shkelës të ligjit”, thuhet ndër të tjera në shkresën e punëtorëve të Klinikës së Radiologjisë, të siguruar nga Indeksonline.

Artikulli paraprakVera po vjen, e me të edhe – Towelkini
Artikulli i rradhës Foshnja del vet nga barku i nënës në lindjen me prerje cezariane

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.