Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Radiologjia dhe Ortopedia me lista të gjata të pritjes për pacientët

Lajme 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fluksi i madh i pacientëve, aparaturat me defekte dhe mungesa e materialit medicinal shumë herë kanë ndikuar që në disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe në spitalet regjionale të krijohen lista të pritjes.

Madje në shumë raste pacientët presin edhe me muaj për të marrë një shërbim shëndetësor.

Deri në tre muaj e gjysmë shkon lista e pritjes për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Bujar Gjikolli. Ai ka thënë për “Zërin” se në listë të pritjes janë vetëm rastet ambulatore, derisa ato të hospitalizuara marrin shërbimin menjëherë.

“Momentalisht lista e pritjes arrin nëntorin e vitit 2019, derisa Klinika e Radiologjisë po punon me kapacitete të shtuara dhe po thërret pacientë nga lista e pritjes, duke arritur tani të thërrasim edhe pacientët që në listë kanë qenë për në muajin gusht të këtij viti. Lista e pritjes është tre muaj e gjysmë për pacientë ambulatorë, derisa për pacientë të hospitalizuar lista e pritjes është thuajse zero”, ka thënë ai.

Gjikolli ka thënë se tashmë ata kanë filluar të japin shërbime edhe pasdite. Listë të pritjes ka edhe në disa klinika tjera në QKUK. Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Arbër Tolaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se në këtë klinika ekziston lista e pritjes për proteza.

Artikulli paraprakRazije Musa: Kur duhet të kryhet aborti dhe cilat janë pasojat
Artikulli i rradhës Raporti i Emergjencës: 203 raste për 24 orë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.