Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Razije Musa: Kur duhet të kryhet aborti dhe cilat janë pasojat

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa ka shkruar kësaj radhe për abortin. Ajo ka deklaruar se është kundër abortit nëse shtatzënia është e shëndetshme.

“Pasojat pas abortit mund të jenë të mëdha. Mund të ketë pasoja në fertilitet nëse aborti nuk është kryer në mënyrë profesionale. Gjendja emocionale e çdo femre që aborton kryesisht është e rëndë, ndjenjë faji, depresion, ç’rregullim i apetitit, ç’rregullim i gjumit, molisje e lodhje”, ka shkruar mamia, transmeton Gazeta Shneta.

Këshilla e saj e plotë:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot dua të flas me ju për një çështje te ndjeshme por të nevojshme për t’u diskutuar. Dua të flas për abortin.

Fillimisht po u’a sqaroj se abort quhet ndërprerja e shtatëzanisë para javës së 24. Unë gjithmonë them se aborti duhet të bëhet vetëm kur ka arsye të forta shëndetësore, jam kundër abortit kur shtatëzania është e shëndetshme.

Arsyeja pse po ju shkruaj sot është se jam e shokuar nga lajmet në të cilat thuhet se një vajzë e mitur është detyruar të abortoj pa dëshirën e saj. I mbetet organeve të drejtësisë t’a hulumtoj rastin por nëse gjithçka qëndron ashtu unë nuk dua të mendoj për atë se çfarë ka përjetuar ajo vajzë.

Kam parë nana që është dashur të abortojnë për arsye shëndetësore, ato kanë qenë të thyera emocionalisht pa forcë për të dal nga spitali, pa dëshirë për të nxjerë një fjalë nga goja.

Pasojat pas abortit mund të jenë të mëdha. Mund të ketë pasoja në fertilitet nëse aborti nuk është kryer në mënyrë profesionale. Gjendja emocionale e çdo femre që aborton kryesisht është e rëndë, ndjenjë faji, depresion, ç’rregullim i apetitit, ç’rregullim i gjumit, molisje e lodhje.

Kur thash se aborti duhet të kryhet në mënyrë profesionale nënkupton atëherë kur ka arsye shëndetësore dhe të kryhet nga njerëz që janë të thirrur për t’a bërë, në të kundërten mund të ndodhë që pas procedures pacientja të ketë gjakderdhje të mëdha, infeksione apo mbetje embrionale brenda .

Unë jam nanë e një vajzë gjyshe e dy mbesave, jam e prekur emocionalisht me atë që lexova këto dy ditë. Nuk dua të mendoj se si ndjehet nana e një vajzë që përjeton dhunë seksuale dhe abort pa dëshirë. Përveç këshillës profesionale se aborti nuk duhet kryhet pa arsye shëndetësore, si nanë po ju them përpiquni të jeni shokë të fëmijëve tuaj.

Tentoni të jeni ata me të cilët fëmijët do të flasin për çdo problem.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakMjekët suspendohen nga puna, operuan në tru pacientin e gabuar
Artikulli i rradhës Radiologjia dhe Ortopedia me lista të gjata të pritjes për pacientët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.