Mikrobiologu i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Asoc. Dr. Lul Raka, ka kritikuar këtë institucion pse nuk mori mendimin e mikrobiologëve për rekomandimin për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Raka ka thënë se nuk po flet për vete por për kolegët e tij të cilët po punojnë në terren gjatë kësaj kohe. “Ne Task-forcèn e IKSHPK qe ju ka pergjigjur Kuvendit nuk paska qene asnje mikrobiolog qe punon ne kete shtepi. Nuk po flas hiç per vete, por per koleget e mi qe punojne nate e dite ne laborator e terren. Nejse”, ka shkruar Raka.
Ai ka thënë se mendimi i tij është JO për mbajtjen e seancës. “Mendimi im per mbledhje ( pa doreza, normalisht): èshtè JO. Pikè”, ka shkruar mikrobiologu.
Kujtojmë se sot një kolegjium i përbërë nga epidemiolog i Institutit Kombëtar në krye me drejtorin Prof. Naser Ramadani, kanë dhënë një rekomandim neutral për mbajtjen e seancës për Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Shneta/