Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raka: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi

Lajme 10/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prof. Dr. Lul Raka ka folur rreth situatës së krijuar në vend nga pandemia dhe pikave prioritare si dhe protokollet e ndërmarra për rihapjen e shkollave.

Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka në intervistën e realizuar me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, në emisionin “Përballje”, ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport si dhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës në kushte pandemie.

Raka ka thënë se hapja e shkollave ka qenë ndër pikat prioritare gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë, duke e vendosur në kategorinë e shërbimeve esenciale, barabartë me shëndetësinë, policinë dhe furnizimin me ushqim përcjell Gazeta Shneta.

Protokollet për rifillim të mësimit janë hartuar, ndërkaq siç tha Raka çdo skenar i mundshëm është në tavolinë.

“Ajo që e dimë për rihapjen e shkollave ka më tepër se 10 argumente, për hapje të shkollave. Të gjithë e kanë pjesën e vet të përgjegjësisë. Pjesën operative e ka komuna. Vendimin normal që e merr Qeveria, në bashkëpunim edhe në konsultim prej fillimit kanë qenë me komunat. Normal që parimi ka me qenë zbatimi i masave parandaluese. Nëse ka qenë 40 nxënës me një klasë, nuk mbahet mësim me 40 nxënës. Do të ketë numër të reduktuar, protokollet janë hartuar, ato janë të gatshme moti. Çdo skenar i mundshëm është në tavolinë, tash pjesën e zbatimit kanë me bo komunat edhe shkollat, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit, të gjithë bashkë”.

Raka tha se me gjithë masat e marra, rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por pavarësisht kësaj, për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi.

“Nëse ka me pas rast ku një shkollë nuk është përgatitë mirë, mos le t’ia nis hiq, por vetëm në atë shkollë të merren masat, jo me u mbyll krejt Kosova, jo krejt shkollat”, u shpreh Raka.

Infektologu Raka përmendi edhe dy elemente të disfavorshme, që është numri i madh i rasteve të infektimit dhe nëse nuk ka testime të mjaftueshme në komunitet.

“Numër kemi pas sidomos në fillim të gushtit edhe në fund të korrikut kemi pas numër të madh, sikur t’i kishim pas këta numra sot, nuk ish diskutu hapja e shkollave, sepse ka qenë mbi 10 numri i rasteve. Mirëpo me uljen e rasteve, rreziku ekziston, por nëse secili e kryen pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe në qoftë se edhe nxënësit edhe mësimdhënësit, por edhe ne si popull, sepse ata fëmijë prej shtëpive shkojnë në shkolla, sepse është parë që 80 për qind e infektimeve merren në shtëpi. E kjo e rrit përgjegjësinë edhe të të rinjve, e cila ka pas rritje të madhe në dy muajt e fundit në krejt botën, e të cilët duhet të vetëdijesohen edhe t’i mbrojnë të tjerët”, tha Raka. /Telegrafi/

Artikulli paraprakShumica e njerëzve të rikuperuar nga Covid nuk mund të shpëtojnë nga këto dy simptoma afatgjate, thonë studiuesit
Artikulli i rradhës Punëtorët e IKSHPK-së nga sot do t’i marrin pagat jubilare në bazë të kontratës kolektive

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.