Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë qenë të shtrirë gjithsej 153 pacientë, ndërsa janë kryer 3,535 analiza laboratorike për 268 pacientë.
Po ashtu, janë kryer 431 vizita specialistike, 31 pranime të reja, si dhe janë regjistruar katër lindje përshirë këtu binjakë.
Në sallat operative u realizuan 15 ndërhyrje, ndërsa në shërbimin e dializës u ofruan 34 trajtime, transmeton Gazeta Shneta.
Radiologjia raportoi 96 Rëntgen, 42 ultrazë dhe 14 MRI, ndërsa u kryen 8 ekokardiografi, 8 ergometri dhe 9 gastroskopi.
Ndërkaq në reaprtin e fizioterapisë u ofruan 58 shërbime./Gazeta Shneta/




