Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Raporti i UNICEF-it tregon për ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë

Lajme 06/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve në Kosovë. Kështu u tha në publikimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC).

Presidentja Vjosa Osmani, tha se mjedisi dhe ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët kryesor që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Ajo shtoi se rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë.

Po ashtu, Osmani potencoi se 10 për qind e lindjeve në Kosovë janë të parakohshme. Sipas saj një ndër arsyet e kësaj janë ndryshimet klimatike.

“Rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë. Kjo ndikon në qasjen e tyre në ujë të pijshëm, në ujë të sigurtë, strehim adekuat, energji të pastër dhe shërbime të tjera thelbësore për jetën dhe shëndetin e tyre. Për më tepër vet ekspozimi ndaj nxehtësisë për shkak të rritjes së temperaturave është konstatuar se do të ketë efekte akute në shëndetin e fëmijëve.

Madje edhe para lindjes së tyre, duke quar potencialisht në lindje të parakohshme, peshë të ulët te fëmijët pas lindjes dhe vdekje në lindje. Vlerësohet se 10 për qind të lindjeve në Kosovë janë të parakohshme, kjo do të thotë se foshnja lind para javës së 37 të shtatzënisë. Njëra ndër arsyet që qon deri te kjo janë pikërisht ndryshimet klimatike. Faktet janë alarmantet, numrat flasin zëshëm dhe realiteti është i qartë. Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve tanë”, tha ajo.

Ndërkaq, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se ndikimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë më shumë po i prek fëmijët nga komunitetet e cenueshme, si rom, egjiptian dhe ashkali.
“Këto ndikime tek fëmijët, prekin kryesisht fëmijët nga komunitetet e cenueshme, rom, egjiptian, ashkali të cilët tashmë janë të cenueshëm dhe jetojnë në komunitete të margjinalizuara. Fëmijët janë shumë më shumë sesa viktima. Fëmijët janë agjentët e ndryshimit. Ata janë që mund të bëjnë ndryshimin, të sjellin ndryshimin dhe të sjellin ndryshimet për të ardhmen… Rreth 4.2 miliardë fëmijë pritet të lindin në 30 vitet e ardhshme, ata nuk do të kenë klimë normale. Duke i vendosur fëmijët në qendër të veprimeve tona jo vetëm që do të mbrojmë mirëqenien e fëmijëve, por do të kemi edhe ekonomi më të qëndrueshme”, theksoi ajo.

Kurse, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Arnhild Spence, tha se Kosova duhet të angazhohet më shumë në agjendën e gjelbër.

“Kosova përfiton nga agjenda e gjelbër e BE-së dhe besoj fuqishëm që projekti për ndryshime klimatike për fëmijët do të marrë rol kryesor. Kombet e Bashkuara kanë mënyra të ndryshme që të kontribuojnë drejt ndryshimeve klimatike dhe ofrojnë mbështetje për qeverinë në zbatimin e kontributeve kombëtare. Objektivi ynë është që Kosova të zvogëloj emitimin”, deklaroi Spence.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Afrim Berisha, tha se fëmijët në Kosovë po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Një nga grupet e shoqërisë sonë që po rrezikohen nga ndryshimet klimatike janë fëmijët. Jemi dëshmitarë se fëmijët po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, valët e të nxehtit, sidomos në zonat urbane, madje edhe në ambientet e tyre shkollore. Fëmijët po ndikohen në mënyrë direkte nga përmbytjet dhe vërshimet që ndodhin në zonat e ndjeshme të përfshira nga këto dukuri ekstreme të motit”, theksoi ai./kp/

Artikulli paraprakHapet aplikimi elektronik për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë
Artikulli i rradhës “Roblox, lojë e rrezikshme për fëmijët” – sociologu këshillon prindërit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.