Gjatë javës së kaluar, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shënuar 29 lindje, ku kanë ardhur në jetë 21 djem dhe 8 vajza.
Përveç kujdesit ndaj lindjeve, spitali ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ky institucion:
– Janë kryer 2,424 vizita specialistike.
– 265 pacientë janë pranuar në spital, ndërsa mesatarisht 189 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.
– Laboratori ka përfunduar gjithsej 18,373 analiza për 1,668 pacientë.
– Kirurgjia ka realizuar 80 operacione.
– Një total prej 197 dializash janë ofruar për pacientët.
Teksa, në fushën e imazherisë mjekësore janë kryer: 463 Rëntgen, 213 Eho, 108 CT, 58 MRI dhe 69 mamografi. Po ashtu, janë realizuar 25 ergometri dhe 45 ekokardiografi, si dhe 33 kollonoskopi dhe 17 gastroskopi.
Ndërkohë, profesionistët e shërbimeve fiziatrike kanë ofruar gjithsej 244 trajtime për pacientët gjatë javës së kaluar. /Gazeta Shneta/




