Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar edhe javën e kaluar me angazhim të lartë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Gjatë kësaj periudhe, në këtë institucion kanë lindur 16 foshnja, prej tyre 12 vajza dhe 4 djem.
Sipas raportit javor, janë realizuar 2,601 vizita specialistike, 211 pranime të reja dhe mesatarisht 164 pacientë kanë qenë të shtrirë në ditë.
Po ashtu, 1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 61 operacione dhe 210 trajtime me dializë.
Në kuadër të diagnostikimit dhe shërbimeve tjera, janë kryer 509 rëntgen, 252 eho, 73 MRI, 19 mamografi, 30 ergometri, 34 ehokardiografi, si dhe 4 kolonoskopi dhe 23 gastroskopi.
Gjithashtu, janë ofruar 286 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




