Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raportimi rreth vetëvrasjeve në Kosovë, QIPS dërgon ankesë për shkeljen e të dhënave personale

Lajme 22/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social – QIPS dhe Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike  – CSL kanë dërguar ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, përmes së cilës kanë kërkuar që të largohen nga portalet lajmet të tilla të cilat kanë përmbajtje të dhënat personale të personave të cilët kryejnë vetëvrasje. 

“QIPS ka shprehur shqetësimin për mënyrën e raportimit nga ana e portaleve në rastet e vetëvrasjes apo tentim vetëvrasjes duke publikuar të dhëna personale në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale e po ashtu edhe në kundërshtim me Kodin e Mediave të Shkruara”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike  – CSL.

Në njoftim po ashtu thuhet se nga muaji qershor dhe deri në shtator, portali – emri i të cilit nuk është bërë publik, ka publikuar 11 raste të vetëvrasjeve përmes së cilit është bërë publike edhe fotografia e personit, të dhënat personale vendbanimi i personit, lokacioni ku është kryer vetëvrasja “ndonjëherë edhe lidhja familjare me ndonjë fytyrë publike, si dhe pjesë nga letra e lamtumirës, mosha e personit dhe mënyra se si është kryer vetëvrasja”.

Sipas CSL publikimet e tilla janë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

“Në psikologji kjo njihet si efekti “Werther” apo “Copycat Suicide” ku persona të cilët glorifikohen apo polemizohen, nëpërmjet raportimeve të mediave shpiejnë drejt një rritjeje të dukshme të vetëvrasjeve duke përdorë mënyrat e njëjta të vdekjes”, thuhet gjithashtu në reagim ndërsa theksohet se identiteti i personit i cili ka kryer vetëvrasje nuk është në interes të publikut.

“Mediat duhet të kenë kujdes të shtuar në raportimin e këtyre ngjarjeve dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me kodin gazetaresk. CSL dhe QIPS kërkon që të merren masa ndaj portalit duke krijuar precedent, në mënyrë që portalet të veprojnë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke mbrojtur të drejtën e privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksohet tutje.

Në kuadër të QIPS funksionon linja telefonike “Linja e Jetës” përmes së cilët personat të cilët kanë nevojë për konsulta psikologjike mund të thërrasin falas në numrat  0800 12345. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDiabeti në shtatzëni lidhet me rrezikun e rritur të këtyre dy çështjeve shëndetësore
Artikulli i rradhës Nga 28 shtatori specializantët me vetëfinancim do t’i nënshkruajnë kontrata e reja për subvencione

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.