Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologët e Kosovës shprehin ngushëllime për vdekjen e Prof. Ilir Ohrit

Lajme 22/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga Dr. Lulzim Emini, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre nga Shqipëria Prof. Dr. Ilir Ohri.

Emini në telegramin e ngushëllimit e ka vlerësuar lart kontributin e Ohrit në ngritjen e nivelit të anesteziologjisë në Shqipëri, por edhe për kontributin e tij në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.

“Vlerat prej një intelektuali të urtë dhe  profesionisti të devotshëm arriti ti bartë edhe te brezi i ri i Anesteziologëve në Kosovë, me ç’rast  në vitin 2000 në Prishtinë, për herë të parë mundësoi organizimin e provimit specialistik nga lëmia e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv.

Nga kjo kohë e deri më sot, kanë dalë disa gjenerata të Anesteziologëve dhe Intensivistëve në Kosovë, që ka mundëssuar ngritjen e nivelit të sistemit shëndetësor në tërësi, falë idesë dhe përkushtimit të Profesor Ilirit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Letra e plotë:

E nderuar Familje e Prof. Dr Ilir Ohrit,

I nderuar Kryetar dhe të nderuar anëtarë të Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë,

I nderuar komunitet i profesionistëve shëndetësorë në Shqipëri dhe Kosovë,

Në profesionin e shenjtë të Anesteziologut, ka momente të vështira, por njëri prej më të vështirëve është të përjetosh ditën kur një koleg i yti nuk jeton më!

Sot, me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë, humbjen e Prof. Dr Ilir Ohri, ngjarje që na tronditi të gjithëve.

Profesori jetoi dhe punoi në kushte të vështira në kohëra turbulente, por niveli etiko-moral dhe profesional i tij kishte një konstantë ngirtjeje deri në momentin e fundit të jetës.

Kontributi i tij në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen në nivel më të lartë të lëmisë së Anesteziologjisë në Shqipëri është i pamohueshëm dhe shembull për brezat e tij dhe ata pasues.

Vlerat prej një intelektuali të urtë dhe  profesionisti të devotshëm arriti ti bartë edhe te brezi i ri i Anesteziologëve në Kosovë, me ç’rast  në vitin 2000 në Prishtinë, për herë të parë mundësoi organizimin e provimit specialistik nga lëmia e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv.

Nga kjo kohë e deri më sot, kanë dalë disa gjenerata të Anesteziologëve dhe Intensivistëve në Kosovë, që ka mundëssuar ngritjen e nivelit të sistemit shëndetësor në tërësi, falë idesë dhe përkushtimit të Profesor Ilirit.

Thjeshtësia e tij e veprimit dhe respekti ndaj kolegëve, pavarësisht moshës së tyre, na bën të kemi ndjesi të përjetshme respekti.

Në emër të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës-ShAIK, pranoni ngushëllime të sinqerta për humbjen e Prof, Dr Ilir Ohrit, që është një humbje e ndjeshme për Ju, për Mjekësinë në përgjithësi dhe për Anesteziologjinë në të gjitha trojet shqiptare, në veçanti.

Ne, kolegët e tij, do të vazhdojmë punën, aty ku e la Profesor Iliri, për të mirën e pacientëve të cilët i trajtoi me shumë përkushtim dhe krijimin e brezave të rinj të profesionistëve, që e kishte pasion të veçantë.

Kujtimi për jetën dhe veprimtarinë e Prof. Dr Ilir Ohri, do të jetë i përjetshëm!

Prishtinë                                                                                         Me respekt,

22.12.2022                                                                                     Dr Lulzim EMINI

Kryetar i ShAIK

Artikulli paraprak“Më jep shpresë, që të kem krahë”, gazetarja Zhitia shpërndanë dhurata për pacientet në Onkologji
Artikulli i rradhës Raportohen dyshime për kurdisje të konkursit në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.