Në 24 orët e fundit janë raportuar 562 raste të reja me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Përgjatë kësaj periudhe janë shënuar dy raste të vdekjes, kurse 78 qytetarë janë shëruar shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e fundit.
Mes tjerash, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 17,085 doza të vaksinës anti covid, dhe 170 mijë qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me 2,640 raste aktive./GazetaSneta/