Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raportohet për parregullsi në përzgjedhjen e stafit akademik në Fakultetin e Mjekësisë

Lajme 04/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas raportimit të Gazetës Blic përmes burimeve brenda Fakultetit të Mjekësisë thonë se dyshohet për shkelje të Statutit të UP-së dhe Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në konkursin e fundit për lëndët e Kirurgjisë, i shpalluar javë më parë nga UP.

Madje, sic merret vesh disa nga kandidatët kanë bërë tashmë edhe ankesa ndaj mënyrës së përzgjedhjes së stafit.Burime nga Fakulteti i Mjekësisë thonë se ankesat kanë të bëjnë në lidhje me raportin vlerësues të përpiluar nga tre anëtarët të Komisionit vlerësues: Prof.Asoc.Antigona Hasani, Prof.Asoc.Nehat Baftiu dhe Prof.Ass.Afrim Shabani.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se ky Raport është në kundërshtim me Rregullorën për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht, nenin 12, paragrafin 8 dhe 10 si dhe Nenin 13, pragrafi 4.Shkelje konsiderohet vonesa në publikimin e buletinit.

“Zyra për cështje akademike e Universitetit është e obliguar që, brenda 7 ditëve pas marrjes së raporteve vlerësuese nga ana e këshillave të fakulteteve, të hartojë buletinet dhe të njëtit t’i publikojë në ueb-faqen e universitetit’, thuhet në nenin 13, paragrfi 4 i Rregullorës për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, nr.886, të datës 27.04.2022E ky raport nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësië, për mësimdhënës të Kirurgjisë është dorëzuar në zyrën për cështje akademike të universitetit me datën 09.06.2022, kurse zyra për cështje akademike është e obliguar që brenda 7 ditëve të hartojë dhe publikoj në ueb-faqen e universitetit buletinin. Kurse, buletini për këtë pozitë është publikuar në ueb faqe të universitetit me datën 23.06.2022. Pra, është publikuar pas 14 ditëve pas marrjes nga këshilli i Fakultetit të Mjekësisë, e që i bie se është dashtë të publikohet brenda 7 ditëve, theksojnë këto burime.

Gazeta Blic merr vesh se në ankesat që kandidat të caktuar tashmë i kanë dorëzuar në lidhje me këtë konkurs, kanë të bëjnë edhe me kontestimin e komisionit vlerësues.

Kontestimi është bërë bazuar në nenin 12, paragrafi 8 i Rregullorën për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Në komisionet vlerësuese duhet të jenë së paku 2 anëtarë nga fusha e ngushtë me lëndët, për të cilat është shpallur konkursi. Në mungesë të anëtarëve nga fusha e ngushtë, në përbërje të komisionit vlerësues mund të emërohen edhe anëtarë tjerë të programit të studimit ose deparmatemntit, në kuadër të të cilit ofrohen lëndët, për të cilat është shpallur konkursi”, thotë ky nen, derisa në komisionin e Fakultetit të Mjekësisë pretendohet se asnje anëtarëri nga anëtarët e komisionit nuk është i fushës për lëndët që është shpallur konkursi.Prof.Asoc.Antigona Hasani dhe Prof.Asoc. Nehat Baftiu janë mësimdhënës për lëndën e Anesteziologjisë dhe reanimacionit-janë anesteziolog, kurse Prof.Ass.Afrim Shabani është mësimdhënës i Anatomisë, pra asnjëri nga anëtarët e komisionit nuk është mësimdhënës i lëndëve nga Kirurgjia.

Komisioni vlerësues ka tejkaluar edhe konkursin e shpallur muaj më parë.Edhe pse konkursi ishte shpallur për 6 pozita, komisioni vlerësues ka dërguar shtatë kandidat për zgjedhje. Duke bërë shkelje tjetër.

Gazeta Blic merr vesh se komisioni vlerësues bie ndesh edhe me Nenin 12, paragrafi 10, ku në këtë paragraf thuhet: “Anëtar i Komisionit me thirrje më të lartë akademike me automatizëm është kryetar i Komisionit. Në rastet kur më shumë se 1 anëtar i komisionit ka thirrje më të lartë, përkatësisht në rastet kur të gjithë anëtarët e komisionit kanë thirrje të njëjtë me pozitën, për të cilën ka aplikuar kandidati, kryetar do të jetë anëtari më i vjetër në moshë, përkatësisht anëtari i caktur me consensus të anëtarëve tjerë të komisionit”.

Prandaj, në këtë komision kryetar është dashur të jetë Prof.Asoc.Nehat Bafiu i cili ka thirrje të njëjtë me Prof.asoc.Antigona Hasani, por Prof.Nehat Baftiu është anëtar më i vjetër në moshë se sa Prof.Antigona Hasani. Pra, pretendohet se është shkelur nenk 12, paragrafi 10.Kohë më parë ishte raportuar se Hasani kishte ndërruar edhe datëlindjen, vetëm e vetëm që të acancohej në karrierë.

Zyrtarisht as nga Rektorati e as nga Fakulteti i Mjekësisë nuk kanë dhënë detaje për Gazeta Blic.Gazeta Blic ka dërguar pyetje në drejtim të Rektoratit dhe të Fakultetit të Mjekësisë, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Artikulli paraprakQeveria emëron Bordin e ri të Fondit të Sigurimeve, këta janë anëtarët
Artikulli i rradhës Dhimbjet e forta të kokës në shtatzëni mund të jenë prezente si pasojë e këtyre faktorëve

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.