Një nga anëtarët e stafit shëndetësor në Alaska ka pësuar një reaksion alergjik pasi është testuar me vaksinën anti covid nga kompania Pfizer dhe BioNTech.
Në përgjithësi, vaksina anti covid nga kjo kompani nuk ka raportuar efekte anësore, mirëpo kjo po shënohet si rasti i dytë në të njejtin spital shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas një deklarate nga Spitali Rajonal “Bartlett”, në Juneau, kanë thënë se pacienti ka pësuar simptoma si kokëdhimbje dhe ënjtje e lehtë e syve.
Pacienti menjëherë është dërguar në urgjencë, ku pas një ore gjendja e tij shëndetësore pati përmirësime.
Ditë më parë është raportuar dhe një punëtore e stafit shëndetësor, e cila pas marrjen së vaksinës anti covid pësoi reaksion anafilaktik, me rrahje të shpejta të zemrës, gulçim dhe skuqje në lëkurë.Sipas deklaratës nga stafi përgjegjës i spitalit, pacientja nuk kishte ndonjë alergji ndaj vaksinave.
Rastet e përmenduar janë raportuar edhe në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC./GazetaShneta/