Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raportohet se psikiatri Behar Kamberi është rikthyer në punë

Lajme 12/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka raportuar se psikiatri i fëmijëve, Behar Kamberi, i cili më herët ishte dërguar në paraburgim në Tiranë pas akuzave për ngacmim dhe përndjekje ndaj moderatores Albana Bejko, është rikthyer në punë në QKUK, ku më parë ushtronte detyrën e psikiatrit të fëmijëve.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, kolektivi ka thënë se rikthimi i Kamberit është bërë ndërkohë që ai, sipas tyre, ende është nën hetime, përcjell Gazeta Shneta.

Në reagim thuhet se një veprim i tillë, përbën rrezik për vajzat dhe gratë në institucion, ndërsa u bëhet thirrje autoriteteve përkatëse që të sigurojnë mjedis të sigurt dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e punëtoreve.

Deri më tani ShSKUK, nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me pretendimet për rikthimin e psikiatrit.

Postimi i plotë:

Psikiatri i fëmijëve, Behar Kamberi, i cili ishte dërguar në paraburgim në Tiranë për ngacmim dhe përndjekje të një gazetareje, është rikthyer në punë nga ShSKUK. Ky rikthim është bërë teksa ai ende është nën hetime. I njëjti, sipas kallëzimeve të vajzave e grave të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht edhe vajza e gra të tjera si në punë, ashtu edhe jashtë saj. Megjithatë, ky recedivist mbetet i lirë dhe, për rrjedhojë, rrezik për vajzat e gratë përreth tij.
Sonte, ne ishim në ShSKUK për t’ua bërë me dije që ky rikthim nuk do të kalojë heshtazi dhe pa revoltë. Rikthimi i Behar Kamberit në Klinikën e Psikiatrisë paraqet rrezik publik. Ky rrezikim i mëtejshëm, i lejuar prej ShSKUK-së, përveç që na alarmon, na fton në kundëvënie. Nga këtu themi se, përderisa institucionet mbajnë brenda ngacmues dhe përndjekës, ato shndërrohen në bashkëkriminele dhe gjelatët tanë. Andaj, bëjmë thirrje që të organizohemi dhe të kërkojmë siguri për vajzat dhe gratë dhe luftim të praktikave dhe institucioneve që normalizojnë dhunën ndaj vajzave e grave.

Artikulli paraprakOKB: Ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer Gazën për tre muaj
Artikulli i rradhës ​Zgjedhjet Lokale: Rreth 27 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.