Pas rasteve të shtuara në Kosovë ditët e fundit, një nga infeksionet parazitare të lëkurës siç është zgjebja është prezent edhe në vendin tonë. Mjekët dermatologë pohojnë praninë e “scabies-it“ dhe konstatojnë se mjekimi në shumë raste është rezistent nga këtij infeksioni ndërsa apelojnë për referimin e rasteve në mënyrë urgjente.
Infeksioni i zgjebes është prezent në vendin tonë dhe rastet po hasen edhe nga mjekët dermatologë. Pas rasteve të shtuara në Kosovë ditët e fundit, Monika Fida, shpjegon për RTSH se duke qenë sëmundje parazitare ngjitëse, mjekët por edhe institucionet që e konstatojnë duhet ta raportojnë menjëherë.
Problem së fundmi është paraqitja e scabiesit shumë rezistent ndaj mjekimit
Të gjithë jemi rrezikuar nga zgjebja thotë dr.Fida pasi mjafton të infektohet një pjesëtar i familjes në shkollë, kopsht, lokal apo autobus dhe të gjithë të tjerët preken. Miti se zgjebja shkon aty ku ka papastërti është i gabuar.
Shoqatat e dermatologëve kanë ngritur zërin për prodhimin e medikamenteve për rastet rezistente ndaj mjekimit të zgjebes. Mjekët apelojnë për referim të sëmundjes dhe jo fshehje të saj për shkak të stigmës pasi problemi merr përmasa madhore./Rtsh.al/