Shkencëtarët francezë thanë se ata mund të kenë identifikuar një rast të mundshëm të koronavirusit që daton nga dhjetori, rreth një muaj para se rastet e para të konfirmoheshin zyrtarisht në Evropë.
Në një studim të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Agjentëve Mikrobikë, mjekët në një spital në veri të Parisit rishikuan mostra retrospektive të 14 pacientëve të trajtuar për pneumoni atipike midis fillimit të dhjetorit dhe mesit të janarit, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e këtyre pacientëve kishin dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekët dyshonin se mund të ishte rast me koronavirus.
Të gjithë këta pacientë kishin edhe familjarët e tyre të sëmurë që kishin ethe ose kollë, nganjëherë edhe gulçime.
Pacientët më vonë u shëruan pasi u trajtuan me antibiotik në ICU.
Shkecëtarët thanë se mund të kishte shumë raste të tjera të paidentifikuara të koronavirusit përpara se sëmundja të zbulohej zyrtarisht në Evropë. /GazetaShneta/