11 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit nga 770 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se shtatë qytetarë janë shpallur të shëruar përderisa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë shëruar mbi 224 mijë qytetarë.
Aktualisht në Kosovë janë 406 raste aktive me COVID-19.
Nga ministria poashtu raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 194 doza të vaksinave anti-COVID, ndërsa për më tepër se një vit në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinës kundër coronavirusit.
Më tepër se 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID prej tyre mbi 100 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë dhe dozën përforcuese.
MSh në vazhdimsi apelon qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusi si njëra ndër mënyrat e vetme për të parandaluar vdekshmërin nga SARS-CoV-2.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021. /Gazeta Shneta/