Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pa licencë të mjekut dhe pa specializim: Njeriu i afërt i Latifit në rrugë për t’u bërë drejtor në Telemjekësi

Lajme 06/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ismet Lecaj pritet të zgjedhet sërish drejtor nga SHSKUK në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë. Lecaj është person i afërt me ministrin Rifat Latifi, ndërsa nuk ka të kryer fare specializim dhe nuk është i licencuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës

Qendra Kombëtare e Telemjekësisë është institucion terciar në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Kjo qendër është themeluar nga ministri Rifat Latifi. Iniciativa nga Latifi ishte ndërmarr në vitin 2000 ndërsa projekti kishte përfunduar në vitin 2007 me donacione nga BE dhe SHBA përmes Fondacionit të Latifit i cili quhet ‘International Virtual E-Hospital’ në vlerë rreth 1.5 milionë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe Ismet Lecaj, i cili prezantohet nga Latifi në shumë publikime shkencore si përfaqësues i fondacionit të tij ‘IVEH’ si dhe përfaqësues i QKT-së në Kosovë.

Që prej asaj kohe kur është funksionalizuar Telemjekësia është udhëhequr nga Lecaj i cili nuk ka licencë valide të mjekut të lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e madje as specializim.

Se nuk ka licencë valide kjo është konfirmuar nga vet Oda e Mjekëve të Kosovës në një përgjigje për Gazetën.

“Ju njoftojmë se Dr Ismet Lecaj, nuk është anëtarë i Odës së Mjekëve të Kosovës, andaj nuk kemi informata lidhur me licencën e tij”, thuhet në përgjigjen e OMK-së.

Lecaj është sërish rrugës për t’u zgjedhur drejtor në këtë institucion, ndonëse nuk e plotëson kushtin bazik sipas statutit të SHSKUK-së, statuti i së cilës në Nenin 18, pika 2 nënvizon se drejtorët e njësive organizative “krahas kualifikimit specialistik, duhet të kenë thirrje” të tjera.

Se ia kanë pranuar dokumentet Lecajt pa specializim, e ka pranuar vet Zyra e Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK. Ndonëse pranimi i dokumenteve në këtë mënyrë përbën shkelje të Statutit, nga kjo zyrë kanë thënë se i kanë pranuar dokumentet e Lecajt në mungesë të kandidatëve tjerë që i plotësojnë këto dy kushte.

“Jo të gjitha njësitë kanë karakteristika profesionale dhe menaxheriale të njëjta, prandaj për pozitën Drejtor i Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë janë pranuar kandidatet të cilët kanë të kryer vetëm Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa licenca nga Oda e Mjekëve nuk është kërkuar për asnjë kandidat sepse konkursi ka qenë për pozitë të drejtorit të institucionit, drejtori i institucionit nuk ofron shërbime shëndetësore, në këtë rast Qendra Kombëtare e Telemjekësisë nuk ofron shërbime shëndetësore për pacientë”, thuhet në përgjigje.

Faza e parë e testimit me shkrim të kandidatit Lecaj për këtë pozitë tashmë ka përfunduar dhe ai i ka marr pikët e mjaftueshme për të kaluar në fazën e intervistimit me gojë.

Vet Lecaj nuk ka kthyer asnjë sqarim për shkollimin e tij dhe lidhjet me ministrin Latifi, në pyetjet e dërguara nga Gazeta para disa ditësh.

Në këtë konkurs nuk i janë pranuar dokumentet një kandidati tjetër i cili është zyrtar në Telemjekësi, me arsyetimin se nuk e ka pasur përvojën e duhur menaxheriale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRastet e reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Kardiologët paralajmërojnë grevë për javën e ardhshme, vazhdojnë të kundërshtojnë ndryshimin e statutit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.